Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga ankuesi, kamerier në Kompleksin Turistik Hotelier “Vali Ranch” që ndodhet në Përlepnicë të Gjilanit, se i dyshuari, koleg i tij kamerier, me të cilin punonin bashkë, e kishte marrë me vete pazarin ditor prej 666.1 euro, në mënyrë të paautorizuar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Pas një pune operativë mirë të organizuar nga njësitet hetuese të Stacionit policor të Gjilanit i dyshuari është gjetur dhe është sjellë në stacion policor ku edhe është intervistuar lidhur me veprimin në fjalë.
“Është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti fillimisht të cilësohet si “Keqpërdorim i besimit” dhe i referohet njësitit të hetimeve për hetim të mëtejmë deri sa të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë pru deri te veprimi në fjalë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.