Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marr vendim që deri më datën 25 dhjetor të punohet me orar të zgjatur.
E gjitha kjo nga fluksi i madh i punëve, që sipas Kastratit vjen nga përmbyllja e një viti të suksesshëm.
Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët komunal për bashkëpunimin dhe gatishmërinë kurdo që është nevoja.
“Fundi i një viti të suksesshëm, përcillet me fluks të madh të punëve. Për kryerjen e të gjitha procedurave të pagesave në subvencione, projekte në investime kapitale dhe pranimin e kërkesave nga qytetarët, kemi vendosur që deri më datën 25 dhjetor, e hënë-e shtunë, të punojmë nga ora 08:00 deri në 18:00! Falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunim dhe koordinim, saherë që paraqitet nevoja”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/