Në majën e Kikës legjendare, në prani të banorëve të kësaj ane, është vënë gurëthemeli i lapidarit të heronjve të kombit Lotë, Shet e Latif Vaku.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani me një fjalë përshëndetëse i ka vlerësuar lartë këto figura të luftës heroike deri në vitin 1912, të vitit 1945 dhe luftës së lavdishme të UÇK -së.
Ne, sot, po vendosim gurëthemelin e luftëtarëve të luftës së Kikës që edhe gjeneratat e ardhshme do t’i kujtojnë me pietet dhe krenari, për lirinë që sot po e gëzojmë”, tha kryetari Sinani.
Ai, po ashtu, ka thënë se të gjithë heronjët e kombit të luftërave për liri do të përkujtohen përgjithmonë nga të gjitha brezat.