DYLON

Festivali poetiko-letrar me krijues nga diaspora

Festivali poetiko-letrar me krijues nga diaspora
Avatar photo Redaksia

Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, u mbajt festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare 2017”.

Ky aktivitet po organizohet në kuadër të takimeve tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora. Festivalin e poezisë e hapi shkrimtari Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i cili, ndër të tjera, tha se niveli i kulturës së një kombi matet me dy komponentë: e para konsumimi, leximi i krijimeve letrare artistike dhe promovimi i vlerave artistike.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, i pranishëm në këtë ngjarje kulturore, tha se ky aktivitet është vazhdimësi e përpjekjeve për ta mbajtur gjallë frymën, atdhedashurinë dhe letërsinë shqipe edhe në mërgatë.

EkoHigjiena

“Përmes aktivitetit artistik letrar, ju ndihmoni në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, promovimin e identitetit tonë kombëtar, shpërfaqjen e vlerave tona edhe në raport me vendet ku jetoni”, theksoi ndër të tjera ministri Murati.

Ndër veprat e shumta që sot u promovuan ishin edhe: “Në ëndrra digjet nata”, e autorit Hasan Qyqalla, “Kthimi”, i autores Majlinda Nana Rama etj. Po ashtu, u promovua edhe revista “Mirdita”, e shoqërisë kulturore-artistike “Mirdita”.

Festivali poetiko-letrar “Promenadë mërgimtare 2017” do të vazhdojë me orën letrare, e cila do të ketë karakter garues.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.