Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.
Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore. /2LONLINE/