Punimet për rregullimin e problemit të kanalizimit në lagjen e re afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”, janë duke vazhduar.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky projekt është mjaft i rëndësishëm për banorët që jetojnë në atë pjesë.
“Në vazhdën e rregullimeve të problemit me kanalizim në lokalitete të ndryshme të komunës sonë, po vazhdojnë punimet për rregullim edhe tek lagja e re, afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”. Shefi i kabinetit Meriton Ramabaja e akterë të tjerë përfshirës, kanë vizituar punimet e këtij projekti tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjese. Vazhdojmë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, shefi i kabinetit Meriton Ramabaja i cili po monitoron punimet nga afër, tha se projekte të tilla që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës do të vazhdojnë.
Sipas tij, çështja e kanalizimit është një nga shqetësimet e banorëve, për çka edhe janë duke u angazhuar vazhdimisht në zgjidhjen e këtij problemi. /2LONLINE.com/