Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, Njësia në Kamenicë, ka një njoftim me rëndësi. Ujësjellësi në Kamenicë mund të përdoret tani për pije.
“Në bazë të rezultateve përfundimtare të pranuara në kopje fizike nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, KRU “Hidromorava” sh.a. Gjilan, Njësia në Kamenicë ju njofton se uji i Ujësjellësit që trajtohet nga KRU “Hidromorava”, në Kamenicë mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftimin e Njësisë së KRU “Hidromorava”, në Kamenicë.