DYLON

Haziri inspekton punimet në përmbylljen e rrugë së Cernicës, kosto mbi 300 mijë euro

Haziri inspekton punimet në përmbylljen e rrugë së Cernicës, kosto mbi 300 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, kanë inspektuar punimet në projektin e ndërtimit të rrugës kryesore të Cernicës, i cili është në përfundim e sipër, në gjatësi prej 3 kilometrash dhe me kosto prej 300 mijë euro.

“Jemi në fazën e përfundimit të kësaj rruge, por edhe problemeve të tjera që i ka kjo rrugë. Po punojmë edhe në drejtim të Livoçit në ndërtim të rrugës së dytë dalëse dhe hyrëse për Cernicën. Pjesa e ndriçimit të kësaj rruge do të vazhdohet në vitin e ardhshëm. Poashtu, do të vazhdojmë me ndërtimin e shtratit të lumit. Është në grupin e fshatrave model në kuptimin që po shkon në drejtim të përmbylljes së programeve infrastrukturore. Me z. Kadriu si ish-nënkryetar kemi filluar shumë herët t’i programojmë këto projekte dhe e falënderoj për mbështetjen në nivel qeveritar”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri tha se do të vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Vrapqiq, sikurse edhe në realizimin e projekteve të vogla në Gumnishtën e Poshtme dhe të Epërme.

EkoHigjiena

Ndërkaq, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se është i lumtur që po përfundon ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë pjesë.

“E falënderoj kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe implementimin e të gjitha projekteve të përbashkëta të nivelit qendror, të cilat janë duke u financuar në komunën e Gjilanit”, tha Kadriu. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.