Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Agjencionin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Ky memorandum bashkëpunimi në kuadër të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçincës së Energjisë”, përfshinë auditimin e energjisë në mënyrë gjenerale para dhe pas zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndriçim publik, demolimin e trupave ndriçues ekzistues dhe transportin e tyre deri në deponi, gjithashtu do të realizohet edhe furnizimi dhe montimi i trupave ndriçues LED të rinj.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se se me anë të bashkëpunimit me Agjencionin Kosovar të Efiçiencës së Energjisë trupat ndriçues do të zëvendësohen me drita LED.
“Trupat ndriçues po i zëvendësojmë me drita LED.Në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, do të realizohet projekti në vlerë prej 180 mijë eurosh, sipas së cilit parashihet demolimi i trupave të vjetër ndriçues për t’u furnizuar me ndriçues LED”, ka shtuar Kastrati.
Periudha e realizimit të kësaj marrëveshje do të përfshijë vitin 2020-2021 dhe do të arrijë vlerën afër 180 mijë euro. /2LONLINE.com/