Pas shpalljes së gjendjes emergjente në vend nga Qeveria e Kosovës, në Kamenicë gjatës ditës së sotme është mbajtur takim me taskforcën për menaxhimin e situates emergjente lidhur me virusin COVID-19.
Nga ky takim Komuna e Kamenicës me qëllim të mbrojtjes së shëndeti publik ka bërë reduktimin në numër minimal të punëtorëve në institucionin publik të Komunës së Kamenicës, në mënyrë që në punë të paraqiten punëtorët që ofrojnë shërbime esenciale, ndërsa disa nga digasteret e caktuara, aktivitetin do ta zhvillojnë nga shtëpitë e tyre.
Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi do të pranoj kërksa nga qytetarët por që këto kërkesa nuk do të procedohen, vetëm në raste urgjente, ndërkaq disa nga drejtoritë e tjera do të punojnë me numër të reduktuar të punëtorëve.
Në Qendrën për Shërbimin e Qytetarëve do të përgjysmohen punëtorët dhe do të punojnë në minimumin e resurseve njerëzore.
Andaj lusim të gjithë qytetarët që tregojnë mirëkuptim dhe të drejtohen në komunë vetëm në raste urgjente, thuhet në njoftimin e komunës.