(2L ONLINE) – Zyrtarë komunal të Komunës së Kamenicës kanë bërë me dije se nga sot qytetarët e Kamenicës do të kenë tri orë kohë më shumë për të kryer shërbimet e tyre në Komunë. Sië ka bërë të ditur Valon Maliqi. Drejtor i Administratës së Përgjithshme, Komuna ka marrë vendim për të zgjatur orarin e shërbimeve për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.
Do të thotë që nga sot shërbimet e ofiçarisë do të punojnë me orar shtesë. Për mundësimin e krijimit të kushteve dhe shërbimeve sa më të mira ndaj qytetarëve, për shmangie të tollovive të mundshme, si dhe përfitimin në kohë, këto shërbime do të zgjasin për tri orë më shumë, respektivisht deri në ora 19:00.
Gjithashtu gjatë muajve të verës është eleminuar periudha e pauzës dhe do të punohet non-stop nga ora 08.00 deri në 19.00.
Sipas Maliqit, në funksion të ofrimit më të mirë të shërbimit ndaj qytetarëve të Kamenicës, kanë hapur edhe qendrën informative, e cila do t’iu mundësojë qytetarëve që të paraqesin shkresa të ndryshme që kanë të bëjnë me shërbimet komunale, si ankesa, kërkesa dhe informata në adresë të kryetarit së Komunës, por edhe bashkëpunëtorëve dhe drejtorëve të qeverisë lokale.
Qendra për Shërbime me Qytetar punon me orar të zgjatur me katër sektorët e saj:Sektori i Kërkesave, Sektori i Ofiqarisë, Sektori i Tatimit në pronë dhe Arka
“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme – sektori i Ofiqarisë gjatë gjashtëmujorit të vitit 2014, ka lëshuar në bazë të kërkesave të qytetarëve 19.058 dokumente të ndryshme, dhe mbetemi të përkushtuar për të shërbyer qytetarët e Kamenicës në mënyrën më të mirë dhe më efikase”,thuhet në njoftimin e Valon Maliqit. Drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/