Buxheti për investime kapitale në vitet në vazhdim ka shënuar një rritje duke filluar nga, 898.897.00 € deri në 1.987.651.00 €, duke krijuar mundësi për investime më të mëdha në Komunën e Kamenicës.
Dëgjimet publike u mbajtën në këto fshatra: Topanicë, Hogosht, Roganë, Koretin, Berivojcë, Busavatë, Muçivërc, Boscë dhe Kamenicë.
Në këto dëgjime Drejtoria për Buxhet dhe Financa, pranoi kërkesa të qytetarëve për investime kapitale, të cilat ishin pothuajse të njëjta në gjitha Këshillat Lokale. Në përgjithësi dominuan kërkesat për infrastrukturë :për ujësjellësit, kanalizime, ndriçim publik, renovime të rrugëve, renovime të objekteve shkollave, etj.
Mirëpo, përkundër faktit që këto dëgjime janë organizuar në atë mënyrë që secili lokalitet të paraqet kërkesat e tyre, patën edhe prej atyre lokaliteteve në te cilat nuk mori pjesë asnjë qytetarë, siç ishte në Bosce dhe në fshatin multietnik . Berivojcë, duke e shprehur kështu një mosinteresim ne lidhje me buxhetin e komunës.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica ,theksoi se në ato vende në të cilat ishte interesimi më i madh aty kishte edhe kërkesa më të shumta nga ana e qytetarëve. Kërkesat e qytetarëve do të mirën parasysh, dhe brenda mundësive financiare do të realizohen.
“Po ashtu vlen të përmendet që në ato takime numri më i madh i pjesëmarrësve ishte nga gjinia femërore. Duke u bazuar në vullnetin e tyre, edhe kërkesat e propozuara nga ato do të kenë prioritet në realizim”. Ka thënë drejtoresha Shejnaze Masurica.