Memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike të Kosovës për organizimin e Kinemasë Verore në Komunën e Kamenicës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me Drejtoreshën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, znj.Blerta Zeqiri, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e Kinemasë Verore.
“Ky bashkëpunim synon të rris ndërgjegjësimin dhe interesin e publikut për filma të prodhuar në Kosovë dhe promovimin e krijuesve vendas”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/