DYLON

Arrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, (DHKEK) konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ka zhvilluar veprime hetimore, duke arritur të sigurojë dëshmi të arsyeshme se i dyshuari A.Z., duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke keqpërdorur detyrën zyrtare, u ka mundësuar personave/transportuesve I.M. dhe J.A., që në mënyrë të kundërligjshme të transportojnë dru të cilat dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare personi A.Z., kishte damkosur drunjët si dhe kishte lëshuar fletë përcjelljet në mënyrë ilegale.

EkoHigjiena

Personat I.M dhe J.A. pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq i dyshuari A.Z. me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese,  dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me ligjin, thuhet në komunikatën e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.