Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Organizatën Jo Qeveritare “Fortesa”, dhe qytetarët kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave.
Me moton “Mos Hesht” është mbajtur ky marshim kundër dhunës së grave, te cilën i’u bashkangjitën jo vetëm qytetarët por edhe nxënësit e shkollave të Kamenicës.
Kryetari Kastrati tha se dhuna ndaj grave është e pajustifikueshme dhe e pafalshme dhe se kjo dukuri duhet të përfundoj.
“Nuk ka shoqëri të barabartë derisa gratë shtypen”, tha ai.