Pikturat me motive e kolorite të ndryshme, mblodhën në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, emra të njohur të fushës së artit dhe artdashës.
“Ekspozitë Personale” u quajt kështu ngjarja e radhës nga artistët Hajrush Fazliu, Amire Demolli, ndërsa kurator ishte artisti dhe shkrimtari Halil Matoshi.
Kjo ngjarje u mbajt në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, organizim për të cilin po kujdeset Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë ekspozitë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj si dhe U.D i DKRS-së, Behar Hyseni.
I pari i komunës, ka falënderuar artistët që kanë mundësuar promovimin e veprave të tyre në Kamenicë, pasi që edhe artistët edhe kuratori janë nga Kamenica.
Ndërsa artistët kanë falënderuar Kryetarin Rahimaj dhe Drejtorinë e Kulturës, për mundësinë e promovimit të veprave të tyre dhe bashkëpunimin deri në mundësimin e këtij aktiviteti.
Kjo ekspozitë është parë nën interpretimin me piano të artistes Hysnije Latifaj.
Ekspozita mbetet e hapur deri më datë 26 Janar. /2LONLINE/