DYLON

“Film Flaka” solli sonte dy filma, “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”

“Film Flaka” solli sonte dy filma, “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”
Avatar photo Redaksia

Nata e Dytë e “Film Flakës”, që po mbahet në kuadër të Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, para publikut gjilanas ka sjellë dy filma të metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë” dhe “Daullet e rezistencës”, që të dy me temë përafërsisht të njëjtë, nga peripecitë e popullit shqiptar nëpër të cilat kanë kaluar në prag, gjatë dhe pas luftës më të fundit në Kosovë.

Nëpërmjet një familje gjashtëanëtarëshe nga Prishtina, filmi i metrazhit të shkurtër “Kanarinat e dinë” trajton gjendjen në Kosovë në prag dhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, ku personazhët jetojnë nën ankthin se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ky film është i Kaltrina Krasniqit e në të cilin paraqiten aktorë të njohur kosovarë Luan Jaha, Auritë Agushi, Shengyl Ismajli, Sylejman Lokaj e të tjerë.

EkoHigjiena

Filmi i Dytë i shfaqur në këtë mbrëmje “Daullet e rezistencës” futet në radhët e filmit dokumentar e në të rrëfehet për realitetin në Kosovë para luftës gjatë viteve të nëntëdhjeta, duke u përshkruar të gjitha momentet që ka kaluar Kosova që prej bashkëjetesës së rrejshme, demonstratave të minatorëve, përzënien e punëtorëve shqiptarë nga puna, largimin nga televizioni, helmimet e nxënësve, përzënien e tyre nga shkollat, mësimin nëpër shtëpi-shkolla e ku flasin nxënës e mësimdhënës të dikurshëm që organizuan mësimin nëpër shtëpi, shitore, bodrume, banesa private e gjetiu.

Në fakt ku film tregon për përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës organizimin e jetës nën kushte okupimi dhe marrjen formë të jetës nën kushte të tilla, por edhe për demonstratat e vazhdueshme deri te organizimi luftarak.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Mathieu Jouffre, që është edhe skenarist bashkë me Besa Lucin, që njëkohësisht ishte edhe producente.

Në mbrëmjen e fundit të “Film Flaka” do të shfaqen edhe dy filma të tjerë të metrazhit të shkurtër “Tisa” të Valter Lucajt dhe “Rojtari i Bjeshkëve” i Antoneta Kastratit.

“Film Flaka”, është pjesë e kalendarit të “Flakës së Janarit 2024”, pasi paraprakisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendrës Kinematografike e Kosovës, Blerta Zeqiri, kishin zyrtarizuar memorandumin e bashkëpunimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.