Drejtoria Komunale e Arsimit ka hapur Konkurs 04/18023 për regjistrim të nxënësve në klasën X, ku për dallim nga vitet e kaluara, me aprovimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është paraparë drejtimi Bujqësi, me profilet Veterinari dhe Bletari në Shkollën e Mesme të Lartë Mikse “Sejdi Kryeziu” dhe profilet Fermer dhe Bletari në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku”.
“Duke pasur parasysh përparësinë që kanë drejtimet profesionale në tregun e punës dhe konfiguracionin gjeografik të Kamenicës, nevojën që ka Kamenica për kuadro të përgatitura në sektorin e Bujqësisë e sidomos në këto profile si dhe për shkak të veprimtarive në të cilat qytetarët e saj janë të orientuar, ftojmë të gjithë nxënësit që janë duke e menduar orientimin e tyre jetësor që të shqyrtojnë seriozisht aplikimin në drejtimin e Bujqësisë.
Komuna e Kamenicës do t`i mbështesë financiarisht në vazhdimësi nxënësit e regjistruar në këto profile dhe dhe do t`i trajtojë me prioritet kërkesat që vijnë nga nxënësit që do të regjistrohen në drejtimin e Bujqësisë, në secilin nga profilet” thuhet në njoftimin e Komunës.