Komuna e Kamenicës ka dal me një njoftim në lidhje me aplikimin që duhet bërë për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga pandemia COVID-19
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se nga sot ka hapur Aplikimi për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga virusi SARS-CoV-2, deri më datë 09.12.2020, transmeton 2LONLINE.com.
Kriteret për aplikim Online për të identifikuarit me test PCR dhe që janë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë:
1. Letërnjoftimi (kopje në dy anët),
2. Për fëmijët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, certifikatën e lindjes,
3. Vërtetimi i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv përmes testit PCR, do të bëhet nga lista e IKSHPK-së e dërguar në Komunën e Kamenicës;
4. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare;
5. Të drejtë aplikimi, gjithashtu ka edhe një anëtar i afërt i personit të vdekur nga COVID-19, duke e vërtetuar përmes Deklaratës së bashkësisë familjare dhe Certifikatës së Vdekjes;
6. Aplikimet për Subvencione në vlerë prej 50€, bëhen vetëm në mënyrë Online në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën elektronike të hapur nga Komuna: [email protected];
7. Të drejtë aplikimi kanë vetëm banorët e përhershëm të Komunës së Kamenicës.
Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të cilat parashtrohen përmes e-mailit: [email protected], dhe aplikacionit online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik).
Po ashtu, vlen të theksohet se qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv pas datës 09.12.2020, do të kenë mundësi të aplikojnë në njoftimin e ardhshëm për shkak të mundësive buxhetore.
Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën 15.12.2020.