DYLON

52 mijë euro subvencione janë ndarë nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë

52 mijë euro subvencione janë ndarë nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas thirrjes publike për aplikim për subvencione ka shpallur listën e përfituesve.

Sipas komisioneve të formuara për vlerësimin e aplikacioneve, nga këto subvencione kanë përfituar:
-15 Klube Sportive në vlerë totale prej 31.500,00 euro;
-10 Organizata Joqeveritare (OJQ) në vlerë totale prej 13.000,00 euro;
-14 përfitues individual në vlerë totale prej 7.000,00 euro.

Shuma e përgjithshme e cila është ndarë për subvencione është 52 mijë euro.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se janë angazhuar gjithmonë që ta mbështesin fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Si qeverisje jemi angazhuar gjithmonë që fushës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i japim mbështetje në projekte të ndryshme, në mënyrë që të ngjallim aktivitetet e ndryshme të cilat paraqesin më së miri Kamenicën. Urime përfituesve”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.