Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, persona, tani për tani të panjohur, kanë hyrë me forcë në një shtëpi ku me këtë rast, raportohet të jenë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, të një vlere të konsiderueshme.
Sipas raportit policor, thuhet se për rastin të ketë raportuar një person nga Kamenica, i cili ka thënë se vjedhja është kryer në shtëpinë e babait të tij.
Nga raporti i policisë, merret vesh se rasti po hetohet por se ende për ngjarjen në fjalë, nuk ka të dhëna për ndonjë arrestim të mundshëm.