Policia në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal në vazhdimësi kanë monitoruar dhe inspektuar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas policisë për periudhën kohore 22.12.2020-28.12.2020, janë shqiptuar gjithsej 58 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
40 tiketa janë shqiptuar për mos mbajtjen e maskës me gjobë prej 35 euro, 14 tiketa janë shqiptuar për mos mbajtjen e distancës fizike me gjobë 35 euro, si dhe 4 tiketa janë shqiptuar për organizime të aktiviteteve publike dhe jopublike të ndaluara me gjobë prej 200 euro.
Ndërsa sipas Inspektoratit Komunal gjatë inspektimit të biznesve janë shqiptuar 2 gjoba për mos respektim të masave.
Të dy gjobat janë shqiptuar për mosrespektim të masave nga shërbimet e gastronomisë në vlerë prej 200 euro për secilën. /2LONLINE.com/