DYLON

Gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale të mirëmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës (MI), vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike, thuhet në njoftimin e MI-së.

Bazuar në ët dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në teren, MI informon si në vijim:

-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht ët lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.

EkoHigjiena

-Reshje të shiut dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht ksëaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

-Poashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.

Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.

Ministria e Infrastrukturës bënë apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohsisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirsive eventuale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.