Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës sot ka filluar rregullimi i 15 rrugëve lokale për asfaltim në Komunën e Kamenicës.
Kompania “ABC”, e cila do t’i kryej punimet, është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Gjatë rregullimit të këtyre rrugëve për asfaltim të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja.
Nënkryetari Jakupi, tha se është i lumtur që ka filluar rregullimi i këtyre 15 rrugëve për asfaltim, dhe se punët e Komunës së Kamenicës nuk do të ndalen pa marr parasysh situatën në të cilën gjendemi.
Rregullimi i rrugëve tjera për asfaltim do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.