(e plotësuar):
Lidhur me rastin “Keqpërdorim seksual i personal nën moshën 16 vjeçare”, Policia e Gjilanit, përmes , Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka ofruar informacion shtesë (plotësues), si më poshtë:
***
Më datë 11 Korrik 2018, rreth orës 12:40 përmes rrugëve operative, Stacioni Policor në Kamenicë, ka pranuar një informatë rreth një rasti “Keqpërdorimit seksual i një të miture”.
Pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Shtetit janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore si intervista me palën e dëmtuar (Viktimën serbe shtetase e Kosovës, e mitur) në prani të kompetentëve nga QPS-ës, ekzaminimin gjinekologjik i të njëjtës është bërë në IML-Prishtinë.
Intersvitimi me shkrim i të dyshuarit V. M. (1943),serb shtetas i Kosovës, pas arrestimit është bërë nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.
Në bazë të hetimeve të para ngjarje dyshohet se kishe ndodhur diku gjashtë muaj më parë , në objektin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë i cili është fqinjë i familjes së të dëmtuarës.
Po ashtu ekzistojnë dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari ka fotografuar të dëmtuar të zhveshur, fotografi të cilat gjenden tek autoritet policore gjermane në qytetin e Mynhenit, me që i dyshuari në fjalë është pensionist i shtetit gjerman .
Pas zhvillimit të intervistës ndaj të dyshuarit V. M. , Prokurori i Shtetit, i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vazhdim .
***
Në Kamenicë është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Serb, pasi që dyshohet se i njëjti para gjashtë muajve kishte keqpërdorur seksualisht viktimën- fëmijë, femër K/serbe.
Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë.
Pas intervistim i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.