Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë , me 21 shtator ora 19:00, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku vetura ka goditur një këmbësor, që fatkeqësisht ka humbur jetën.
Duke folur për rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije nga hetimet e para në vende të ngjarjes mësohet se rreth orës 19:00 në Kamenicë një i moshuar, këmbësor, është goditur nga një veturë.
“Mjeku ka konstatuar se viktima, shqiptar shtetas i Kosovës (1937), ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML- Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
I dyshuari është̈ arrestuar nga policia dhe nga prokurori është̈ ndal për 48 orë.
Rrethanat e aksidentit janë̈ duke u hetuar nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal. /2LONLINE.com/