DYLON

Presidenti Thaçi i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ambasadorit Grenell

Presidenti Thaçi i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ambasadorit Grenell
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Richard Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, kreu i shtetit deklaroi se arritja e marrëveshjes është kurorëzim i përpjekjeve të palodhshme të ambasadorit Grenell.

“Ambasadori Grenell arriti sukses, sepse gjithmonë besonte në përkushtimin dhe në nevojën tonë për ta arritur këtë marrëveshje. Atë që nuk e arriti askush, ambasadori Grenell e arriti shpejt dhe mirë. Unë jam krenar që për dy vite kam qenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta finalizuar këtë marrëveshje. I njoh vështirësitë dhe pengesat në proces, por ju përgëzoj për energjinë, kreativitetin dhe vendosmërinë”, deklaroi kreu i shtetit.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje edhe për presidentin Trump dhe lidershipin e tij për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se pret me padurim vizitën e tij në Kosovë.

“Arritja e marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm dhe marrëveshja politike përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet dhe mund të arrihet vetëm në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.