Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, zhvilloi aktivitetin e grumbullimit të gjakut në parkun e qytetit të Kamenicës, në bashkëpunim me stafin dhe vullnetarët e degës së Kryqit Kuq të Kamenicës.
Lidhur me zhvillimin e këtij procesi, Menaxheri i Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, Fadil Mahmuti, ka thënë se nuk është hera e parë që organizojnë aktivitetin për dhurimin e gjakut në Kamenicë. “Mirëpo, kësaj radhe jemi të kënaqur me interesimin e qytetarëve për dhurimin e gjakut”.
Sivjet krahasuar me vitet tjera ka ndryshime pozitive, dhe aksionit të dhurimit të gjakutr iu kanë bashkangjitur edhe kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi, studentë, policë të Stacionit Policor të Kamenicës dhe qytetarë tjerë.
Njëherazi u shpërndan edhe fletëpalosje me informacione të shumta lidhur me dhurimin e gjakut. Dhuruesit vullnetarë të gjakut treguan humanizmin e tyre duke pasur parasysh rëndësinë e gjakut për shpëtimin e jetës së pacientëve.
Edhe Sekretari i Kryqit të Kuq të Kamenicës, Rexhep Morina, u nda i kënaqur me interesimin e treguar të dhuruesve të gjakut nga qytetarët e Kamenicës.