Drejtoresha e Administratës së Përgjithëshme, Brikenë Ramabaja së bashku me zyrtarin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat Hysen Jerliu, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e publikimit të “Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Kjo ceremoni ka pasur për qëllim shpërblimin e komunave për nivelin e ofrimit të shërbimeve komunale.
Gjatë kësaj ceremonie, Komuna e Kamenicës është shpërblyer me çmimin “Arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor”, çmim ky i ndarë nga ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić.
Drejtoresha Brikenë Ramabaja falënderoi ministrën për përkrahje dhe tha se do të mundohemi të bejmë çdo gjë që është në kompetencat tona, që Komuna e Kamenicës të ketë një performancë sa më të mirë.