Komuna e Kamenicës shpërblehet me çertifikatë për përfaqësim gjinor në nivel lokal – dy vite pas zgjedhjeve lokale.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me OSBE-në ka organizuar takimin me temë “Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – dy vite pas zgjedhjeve lokale”.
Në këtë takim Komuna e Kamenices është shpërblyer me një çertifikatë lidhur me përfaqësimin gjinor në nivel lokal.
Këtë çertifikatë e ka pranuar Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kamenicës, Brikenë Ramabaja.