Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajneri i Flamurtarit

Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajneri i Flamurtarit

Bylbyl Sokoli është kryetrajner i ri i klubit të Flamurtarit nga Prishtina, që garon në elitën e futbollit të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Agim Hasani dhe drejtori sportiv Arbnor Morina, e prezantuan kryetrajnerin e ri Sokoli.

Morina tha se janë marr vesh me Sokolin dhe me mundësi vazhdimi me të edhe për kampionatet tjera.

“Klubi futbollistik Flamurtarit ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokoli që tash e pas të jetë udhëheqës, i cili do ta udhëheq klubin tonë, ekipin tonë, në kampionatin e ardhshëm, më mirë me thënë në gjysmëstinorin e dytë, edhe me mundësi të vazhdimit për një kohë me të gjatë pas këtij përfundimit të kampionatit, i cili ka me qenë i vështirë. Ajo çka është më e rëndësishme që bisedimet të cilat i ka pasur kryetari me Bylbylin kanë qenë të suksesshme dhe të frytshme, janë në një frymë të bashkëpunimit të gjithmbarshëm brenda klubit, për arsye, përpos pjesës e cila ka të bëjë me ekipin e parë që është primare, i kemi bashkërenditur edhe gjërat tjera të cilat kanë të bëjnë edhe me mirëvajtjen e punës në përgjithësi në pjesën e sportive të KF Flamurtarit”, tha Morina në konferencën me gazetarë.

Ndersa, Bylby Sokoli ka folur për synimet me klubin e ri dhe bisedimet që ka pasur me drejtuesit.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, ka thënë fillimisht Sokoli.

Kryetrajneri i ri flet edhe për përforcimet.

“Nuk e di sa lojtar kanë shkuar prej klubit, një numër do të jenë me siguri në transfer, krejt çka do të shkojnë do të zëvendësohen me lojtarë të Kampionatit të Kosovës, edhe do të tentojmë me një numër të mjaftueshëm të lojtarëve për këtë edicion, kjo është me rëndësi, para se gjithash do të mbështetem në forcat ekzistuese që janë present. Një klub me histori, ju i dini datat të cilat janë, rezistenca e vitit 1968, një klub me histori, simbolik, me ka dhënë motiv dhe ka plot motive tjera”, përfundoi Sokoli.

KOMENTE