Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion një kontejner nga KFOR-i amerikan.
Ky kontejner është vendosur në Qendrën Mjekësore Familjare në Roganë, e që do të përdoret për të realizuar kontrollat mjekësore gjatë kohës së pandemisë.
Kryetari i Komunës së bashku me Drejtoreshën për Mbrojte dhe Shpëtim Pajtesa Krieziu si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, kanë pranuar donacionin i cili u soll me helikopter nga Bondsteel-i.
Kastrati ka falënderuar KFOR-in për këtë donacion i cili do të shërbej për nevojat e stafit shëndetësor në QMF në Roganë.
“Nga KFOR-i amerikan pranuam sot kontejnerin i cili do të shërbejë për nevojat e stafit shëndetësor në Qendrën Mjekësore Familjare në Roganë. Para kësaj, patëm siguruar një tendë, por që nuk ishte e përshtatshme në kryerjen e shërbimeve mjekësore gjatë të reshurave atmosferike. Falënderoj KFOR-in që na e sollën kontejnerin me helikopter nga Bondsteel-i, që personat që kanë simptoma të COVID-19, fillimisht të paraqiten në këtë kontejner, e mos të rrezikojnë pacientët tjerë e stafin shëndetësor”, tha Kastrati.