Reagon FC Drita!

Reagon FC Drita!

REAGIM

Klubi jonë FC DRITA me kujdes i ka përcjell zhvillimet e ditës së sotme ku portalet vendore kanë raportuar që disa klube kanë vazhduar që mos ti përfillen udhëzimeve të shtetit dhe të vazhdojnë me stërvitje kolektive.

Ditë më parë zyrtarët e klubit tonë kanë reaguar në profilet e tyre në fb që disa klube pa të drejt po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë, por që reagimi nga organet kompetente ishte i zbehët.

Edhe njëherë, i ftojmë organet e shtetit dhe FFK-në që të marrin masa dhe askujt mos ti bëhen favore në këtë kohë kur të gjithë jemi në luftë kundër një armiku të përbashkët.

Ne si klub po vazhdojmë që ti respektojmë vendimet shtetërore, të qëndrojmë në shtëpi dhe po vazhdojmë me stërvitje individuale dhe në grupe nga 2-3 persona.

Një pauzë kaq e gjatë për më shumë se dy muaj, normalisht që do të na vështirësojë shumë punët për tu rikthyer tek gjendjes optimale e lojtarëve por FFK duhet të jetë e vetëdijshme që kjo minifazë përgatitore për ta ruajtur shëndetin e lojtarëve nga lëndimet e rënda fizike që mund ti kenë, duhet të jetë së paku tri ose katër javë në mënyrë që secili klub të jetë i gatshëm për rifillimin e kampionatit.

Ne si klub e ritheksojmë edhe njëherë qëndrimin tonë që shëndeti i lojtarëve është shumë më i rëndësishëm se investimet tona milionëshe, andaj çdo vendim për një rifillim të kampionatit pa një përgatitje të mirëfilltë dhe profesionale do të ishte rrezik i dyfishtë për djelmoshat tanë, rrezikim nga coronavirusi dhe rrezikim nga lëndimet fizike që mund të vijnë!

FC DRITA

KOMENTE