(2L ONLINE) – MMinistri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq vizitoi Kamenicën me këtë rast ai e informoi Kryetarin e komunës begzad Sinanin se Komuna e Kamenicës është përfituese e projektit “Regullimi i prroit të Berivojcës” qe financohet nga Bashkimi Europian dhe IOM ose ndryshe ky projekt quhet edhe “Kosova e Bukur”,e që realizohet përmes kësaj ministrie.
Ky projekt do të filloi shumë shpejt, vlera këti projektit është 249 mijë euro, 35% do të jenë për punëtorët ose 80 mije euro, do të kenë përparësi që punët ti kryejnë firmat lokale që janë të Komunës. Kryetari Sinani e falënderoi Ministrin Rashiq për angazhimin e tij që ky projekt të realizohet në Kamenicë, e që përfitues do të jenë shumë qytetarë të Komunës, po ashtu ai shpreson që edhe në të ardhmën të ketë bashkëpunim për projekte të tjera. /2L ONLINE/