Shoqata “Fehmi Agani” nga Arendali Norvegjisë, i përfaqësuar Besnik Ramadani, ka sjellur donacion për personat me nevoja të veçanta paisje e mjete nga më të ndryshmet.
Këtë donacion e ka pranuar drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi, e cila u shpreh shumë e lumtur me këtë bashkëpunim.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se kontributit të bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora duhet t’i jemi gjithmonë mirënjohës.
“Bashkëpunime të tilla për përmirësimin e jetesës së kësaj pjese të shoqërisë, do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ai.
E përfaqësuesi i shoqatës Besnik Ramadani, i cili tash e sa vite është angazhuar të ndihmoj këtë kategori të shoqërisë në Kosovë, tha se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit me Komunën e Kamenicës.
https://www.facebook.com/170937033384666/videos/486753118896172/