DYLON

AAK: Zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin Aleancën shumë më të fuqishme në Gjilan

AAK: Zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin Aleancën shumë më të fuqishme në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave nëpër degë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kuadër të përgaditjeve për zgjedhjet e brendshme të partisë, sot në Gjilan ishte për vizitë kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në takim me kryesinë dhe Këshillin Drejtues të AAK-së në Gjilan, Haradinaj foli për rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme të partisë, dhe nevojën e domosdoshme që ky proces të mbahet në frymën demokratike dhe mbi bazën e barazisë në mes anëtarëve të të gjitha nivele të organizimit të brendshëm.

Për dallim nga e kaluara, në këtë proces zgjedhor AAK po hyn me ndryshime statutare që e bëjn aleancën parti të hapur dhe me demokraci më të avancuar se të tjerat parti. Në strukturat e partisë, nuk do të ketë më pozita ex-officio, por do të ketë garë nga baza, dmth të gjithë personat që udhëheqin në AAK do ti nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza. Pra, në këto zgjedhje do ta kemi sistemin një delegat – një votë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.