Nga sot, Komuna e Kamenicës iu siguron të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidhë ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik, njofton Zyra për Informim
Publikimi i këtyre kontratave që lidhë Komuna e Kamenicës, ka rëndësi të madhe sa i përket transparencës në prokurim publik.
Ofrimi i shërbimeve efikase dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve janë obligim i çdo institucioni, andaj vazhdimi i publikimit të kontratave është një hap më shumë drejt transparencës së skajshme në Komunën e Kamenicës, njofton Zyra për Informim.
Në këtë link mund t’i shihni kontratat e nënshkruara:
https://kk.rks-gov.net/kamenice/category/prokurimi/kontratat-e-nenshkruara/