Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Rajonal (AZHR), e përfaqësuar nga Agim Zeka.
Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin e punës për përgatitjen e pakos investive (letra e bardhë) e cila do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal.
“Kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm në tërheqjen e investitorëve në Komunën e Kamenicës”-tha Rahimaj. /2LONLINE/