DYLON

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të ShBA-së

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të ShBA-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni i Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të ShBA-së, në përbërje Mike Bishop, ish-Kongresmen nga Partia Republikane, Derek Luyten, Drejtor Ekzekutiv i HDP-së, Kimberly Ferguson, Specialiste për Menaxhimin e Sistemit Informativ Legjislativ në Bibliotekën e Kongresit, Sarah Garding, Analiste për Çështje Evropiane në Shërbimin e Kërkimit të Kongresit (CRS) dhe Kristen Sample, Drejtore e Përgjithshme e Qeverisjes në Zyrën Qendrore të NDI në Washington DC.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth mënyrave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet HDP-së dhe Kuvendit, me fokus mbështetjen për ngritjen e Institutit Parlamentar, si dhe zhvillimin e shërbimeve të bibliotekës dhe arkivit të legjislativit.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca i shprehu mirëseardhje delegacionit amerikan dhe i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë. Po ashtu i njoftoi në lidhje me efikasitetin e punës së Kuvendit dhe trupave të tij.

Edhe me këtë rast, Kryetari i Kuvendit ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e pakursyer që vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, duke theksuar se miqësia e dëshmuar, aleanca strategjike dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten të palëkundura.

Kryetari Konjufca dhe delegacioni i HDP-së u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave në dobi të ngritjes së efikasitetit dhe funksionalitetit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.