Sot në Kamenicë, është mbajtur një takim lidhur me mobilizimin dhe diskutimin rreth masave parandaluese të virusit COVID-19.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin, Nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi, Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat Ramadan Basha, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi-Krasniqi, u.d Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit Urim Thaçi, Shefi i Arsimit nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Fatmir Agaj si dhe u.d i drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Besim Beqiraj.
Gjatë këtij takimi fillimisht është marrë vendim për themelimin e një taskforce me të gjithë akterët nga secili dikaster.
Ndërsa masat tjera që janë ndërmarrë janë:
1.Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020,
2.Do bëhet dezinfektimi i QKMF-së, institucioneve dhe hapësirave të tjera publike të domosdoshme,
3. Kontrolle sistematike nga stafi mjekësor,
4. Do përkujdesemi që aty ku janë dy prind të punësuar, njëri nga ta të lirohet për përkujdesjen e fëmijëve,
5.Inspektorati sanitar, i tregut dhe ai i veterinarisë varësisht nga kompetencat e tyre do të inspektojnë çdo ditë secilin biznes që për veprimtari kanë përmbajtje ushqimore e shëndetësore, kompanitë transportuese, për të parandaluar ngritjen e çmimeve, kushtet higjenike sanitare dhe respektimin e orarit të punës,
6.Ndërprehen përkohësisht të gjitha stërvitjet e ekipeve sportive në Palestër e Stadiume të qytetit,
7.Anulohen të gjitha diskutimet publike me qytetarë.
Apelojmë të gjithë qytetarët që mos të krijojnë panikë nga situata e krijuar, këto masa janë ndërmarrë vetëm për parandalim e për kujdes të shtuar nga secili prej nesh.
1.Evitojeni komunikimin me duar
2.Kujdesuni per higjienën personale
3.Evitoni ardhjen në komunë për shërbime me dokumentacione (Përpos atyre që janë urgjente)
4.Përdorni dezinfektues me bazë alkooli për duar
5.Mos krijoni rezerva ushqimore në shtëpitë tuaja pa nevojë
6.Pastroni duart çdo 20 minuta.
Për çdo gjë, luteni të kontaktoni:
Komunën kontaktojeni përmes rrjeteve zyrtare, Platformave Digjitale ose e-mailin zyrtar: [email protected]
QKMF-në për Urgjenca – 0280 371 783
ATK-në për raportimin e çmimeve të ngritura nga bizneset – 0800 80 800
Nuk ka nevojë për frikë. Kujdesuni më shumë për veten!