Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi mban takim për implementimin e projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë përmes zbatimit të masave në ndriçim publik”.
Komuna e Kamenicë shumë shpejt do të fillojë me implementimin e projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë përmes zbatimit të masave në ndriçim publik”.
Nënkryetari i Komunës Faton Jakupi, ka mbajtur një takim me Organin Mbikqyrës dhe kompanitë e kontraktuara për të diskutuar për planin e punës dhe punët të cilat duhet të kryhen deri me datën 25.12.2019.
Ky projekt përfshinë zëvendësimin e 427 trupave ndriçues nga ata ekzistues në trupa LED.
Projekti është nënshkruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komuna e Kamenicës.