DYLON

Baseli nuk e lëshon Zhegrovën, gati për ofertën milionëshe

Avatar photo Elife Sherifi

Siç raportojnë mediat zvicerane, futbollisti kosovar Edon Zhegrova mund të mbetet në Basel në baza të përhershme për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshëm në sulm.

Sipas ‘Sontag Blick’, Baseli mund ta blejë Zhegrovën për shumën e 3.5 milionë euro.

Këtë edicion në Superligën zvicerane, Zhegrova është paraqitur në nëntë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.

EkoHigjiena

Baseli e ka në huazim Edon Zhegrovën nga klubi belg Genk, por është duke menduar që të blejë.

Futbollisti nga Kosova u transferua në afatin kalimtar dimëror te Baseli në formë huazimi për një vit e gjysmë, dhe pas një fillimi të dobët, tashmë Zhegrova e ka zënë vendin e tij në formacionin titullar te Marcel Koller.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.