Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit për projektin për rritjen e nivelit të punësimit për të rinj ‘EYE’.
Kryetari Rahimaj ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që të ndihmohen të rinjtë në orientim në karrierë.
“Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë Kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit për projektin për rritjen e nivelit të punësimit për të rinj ‘EYE’. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të ndihmohen të rinjtë në orientim në karrierë, njohjen e tregut të punës si dhe se si mund të bëhen pjesë e tij. Qendra e karrierës do të vendoset në shkollën profesionale ‘Andrea Durrësaku’, Kamenicë”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/