Më datë 22 Maj 2021, ditën e shtunë duke filluar nga ora 9:30 do të mbahet një aktivitet vullnetar i organizuar nga Komuna e Kamenicës për pastrimin e lumit “Krivareka”.
Ky aktivitetin vullnetar i lokalizuar në qytezën e Kamenicës do të mbahet me qëllim që të promovohet sa më shumë Kamenica si qytet i gjelbër dhe vetëdijësimin e qytetarëve mbi ambientin.
Aktiviteti do të mbështetet nga Ambasada Amerikane, fotografët nga Wildlife, shoqëria civile, KFOR-i, Policia e Kosovës e vullnetarë të shumtë, si dhe nxënës.
Ftoheni ta plotësoni formularin me të dhënat tuaja, nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me maska, ndërsa qeset dhe dorëzat do të sigurohen nga komuna, po ashtu do të ndahet edhe nga një shujtë për secilin pjesëmarrës. /2LONLINE.com/