Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, pesë (5) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe një person shërohet nga kjo sëmundje.
Personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë nga Kamenica (2) dhe nga fshati Koretin (3).
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
138 raste të identifikuara;
101 të shëruar plotësisht;
28 raste aktive;
9 të vdekur.
Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!