DYLON

Haziri: Respektimi i masave e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së COVID-19

Haziri: Respektimi i masave e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së COVID-19
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajur mbledhja e vlerësimit ditor e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në takim u bë e ditur se deri tani, 750 qytetarë të Gjilanit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 529 janë shëruar, raste aktive janë 191, të hospitalizuar janë 59 pacientë, mostra në pritje 24 dhe fatkeqësisht 30 pacientë e kanë humbur betejen me virusin.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë me përpikmëri masat anti-covid, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

EkoHigjiena

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.