Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Personat e identifikuar janë një (1) në Hodonoc dhe një (1) në Kopërnicë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka lutur qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.
“Edhe dy (2) raste të identifikuara me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Një rast në Hodonoc e një në Kopërnicë. Mos harroni tri udhëzimet kryesore: mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, ka thënë Kastrati.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
🔴116 raste të identifikuara;
🔴83 të shëruar plotësisht;
🔴 24 raste aktive;
🔴9 të vdekur.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!