Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sot se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës dy(2) persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa dhjetë(10) të tjerë janë shëruar.
Personat pozitiv janë nga Kamenica(1) dhe Kopernica(1).
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët ta ruajnë vetën dhe të tjerët duke respektuar udhëzimet e organeve kompetente.
“Nga IKShP u njoftuam se sot në komunën tonë janë shëruar 10 persona nga #COVID-19, kurse janë identifikuar edhe dy (2) raste të reja pozitive. Rastet janë nga Kamenica e Kopërnica. Deri më sot kemi 102 raste të identifikuara me virusin SARS-CoV-2, prej tyre 75 të shëruar plotësisht, 22 raste aktive dhe pesë vdekje. Ju lutem shumë që t’i përmbaheni udhëzimeve për #vendosjenemaskës, #mbajtjessëdistancës dhe #pastrimittëduarve”, ka thënë ai.
Kastrati theksoi se pa kontributin e secilit nuk mund t’ia dalim në parandalimin e këtij virusi.
Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 102, ku nga ta 75 janë shëruar plotësisht, 22 raste janë aktive dhe pesë(5) persona kanë humbur jetën.
Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.