DYLON

Defekt në pompën zhytëse te puset e fshatit Koretin, ndërprehet furnizimi me ujë

Defekt në pompën zhytëse te puset e fshatit Koretin, ndërprehet furnizimi me ujë
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan, Njësia në Kamenicë ka bërv me dije se për shkak të defektit të pompës zhytëse te puset e fshatit Koretin, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e Koretinit të Kamenicës.

Ja njoftimi i plotë:

Kru “Hidromorava” SH.A. Gjilan
Njësia Kamenicë

EkoHigjiena

Njoftim për konsumatorët në Koretin, Kamenicë

Kamenicë, 30 korrik 2020 – Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë se për shkak të defektit të pompës zhytëse te puset e fshatit Koretin, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e Koretinit.

Ekipet e KRU “Hidromorava” janë duke punuar në sigurimin e pompes së re, pasi që momentalisht po hasim në vështirësi në sigurimin e një pompe të tillë.

Pra, deri ne zëvendësimin e pompës nuk do të ketë furnizim me ujë.

Deri në njoftimin e radhës, Ju falemnderojmë për mirëkuptim!

Tel: 044 98 30 93
Përgjegjësi i Njësisë së KRU “Hidromorava” Sh.a
Kamenicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.