Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, dy (2) persona janë identifikuar me COVID-19.
Rastet e identifikuara janë: një (1) nga fshati Rogaçicë, dhe një (1) nga fshati Topanicë.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
127 raste të identifikuara;
97 të shëruar plotësisht;
21 raste aktive;
9 të vdekur.
“Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse. Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, thuhet në apelin e Komunës. /2LONLINE.com/